Art&Argëtim

Rrëzohet nga kati i shtatë në galerinë e ashensorit, policia nis hetimet për vrasjen e modeles 35-vjeçare nga Ukraina

21 Korrik 2020, 14:58 Nga DOSJA
Rrëzohet nga kati i shtatë në galerinë e ashensorit, policia

UKRAINË– Fotomodelja 35-vjeçare nga Ukraina, Galina Karatsiuba është gjetur e vdekur në një ndërtesë të braktisur ku po zhvillohej një event promovues i fotografisë.

Karatsiuba ishte pjesë e këtij eventi bashkë me dhjetra të ftuar të tjerë, ku për fatin  e keq ndodhi edhe tragjedia.

Pjesëmarrësit e eventit në Kharkiv deklaruan se ajo po bënte disa foto kur ra në një galeri të pambrojtur ashensori rreth 15 metra të lartë.

Megjithatë kjo nuk i ka bindur autoritetet të cilët kanë hapur një hetim për vrasje të paramenduar mbi vdekjen e Karatsiuba, e cila njihej për fotot e saj ekstravagante dhe erotike. Nga autoritetet nuk janë dhënë ende shumë detaje mbi provat e kësaj ngjarje të rëndë.

“Rreth orës 8.40 të mbrëmjes, 35-vjeçarja eci drejt shkallëve që të çojnë në çatinë e ndërtesës. Ajo nuk i vuri veshin paralajmërimeve dhe duke fotografuar mund të jetë rrëzuar në galeri. Karatsiuba pësoi plagë të shumta dhe vdiq në vend.”- thot një zëdhënës i policisë.

Burimi:  MIRROR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz galina karatsiuba ukraine galina karatsiuba ukraine

Sondazh

Poll