Bota

BE kalon pengesën e parë: Paketa e ndihmës për krizën e koronavirusit do jetë 390 miliardë euro

20 Korrik 2020, 18:59 Nga DOSJA
BE kalon pengesën e parë: Paketa e ndihmës për krizën e

BRUKSEL- Lidërët e shteteve ditën e sotme në samitin e BE-së në Bruksel kanë rënë dakord për paketën e ndihmës për krizën e koronavirusit. Sipas mediave gjermane në vend të 500 miliardë eurove, të kërkuara nga Gjermania dhe Franca, në dispozicion do të jenë 390 miliardë euro.

Austria, Danimarka, Suedia, Hollanda dhe Finlanda kanë këmbëngulur që kjo shumë të ulet por megjithatë vendet e tjera nuk ishin dakord. Fillimisht, ata preferuan të jepnin vetëm kredi dhe pa subvencione  në mënyrë që të bindnin vendet si Italia që të miratojë një politikë më të guximshme të reformave.

Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh optimiste se do të arrihet një marrëveshje në samitin special. Mediat raportojnë se krerët e shteteve kanë vendosur që të arrihet një marrëveshje për buxhetin afatgjatë të BE-së ku bëhet fjalë për 1.8 trilion euro.

Mbrëmjen e shkuar, negociatat u ndërprenë pak para mesnatës. Tensionet ishin të larta dhe Merkel u ankua se informacionet po rridhnin në media.

Burimi:.saechsische.de

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota liderët e be-së samiti i brukselit liderët e be-së samiti i brukselit

Sondazh

Poll