Bota

Qëllohet për vdekje djali i vetëm i gjykatëses federale në SHBA, plagoset rëndë bashkëshorti i saj, dyshimet e para lid

20 Korrik 2020, 18:42 Nga DOSJA
Qëllohet për vdekje djali i vetëm i gjykatëses federale

SHBA- Djali i gjykatëses federale në SHBA, Esther Salas është qëlluar ditën e sotme për vdekje ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur rëndë.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Nju Xhërsi ku autori i aktit kishte trokitur në derën e tyre si postier i pakove. Mediat shtojnë se Daniel Anderl, student në universitet, ishte fëmija i vetëm i gjykatëses.

Ndërkohë Gjykatësja Salas gjatë kohës së sulmit  nuk ishte në atë kat dhe fatmirësisht ka shpëtuar nga sulmi. Autoritetet policore po merren me hetimin e ngjarjes dhe për arrestimin e agresorit sakaq dyshimet e para janë se sulmi mund të ketë pasur lidhje me punën e gjykatëses.

Mediat raportojnë se ndër çështjet që ka gjykuar Gjykatësja Salas, më të bujshmet kanë qenë gjykimi për mashtrim financiar kundër çiftit Teresa dhe Joe Giudice, të njohur nga një emision televiziv “reality shoë”, të cilët gjykatësja i dënoi me burgim për avazion fiskal dhe mashtrime të tjera.

Në 2017, ajo nuk lejoi prokurorët federalë të kërkonin dënimin me vdekje kundër një individi të akuzuar si kreu i një bande kriminale, të akuzuar për disa vrasje në Nuark, duke thënë se kapaciteti i kufizuar mendor e mbronte personin nga dënimi kapital. Më pas gjykatësja i dha 40 vjet burg personit.

Kohët e fundit, gjykatësja ka drejtuar seancat gjyqësore kundër Deutsche Bank, pas padisë së investitorëve, të cilët e kanë akuzuar këtë bankë për dokumentacion mashtrues për politikat kundër pastrimit të parave dhe për dështim në përgjegjësinë e saj për të kontrolluar për klientë “të rrezikshëm”, përfshirë Jeffrey Epstein, i shpallur fajtor për krime seksuale.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniel anderl esther salas shba daniel anderl esther salas shba

Sondazh

Poll