Bota

“Nuk lidh dy fjali bashkë”, Donald Trump vë në pikëpyetje kapacitetin mendor të Joe Biden: Lexon në ekran tekstin e pa

20 Korrik 2020, 18:25 Nga DOSJA
“Nuk lidh dy fjali bashkë”, Donald Trump vë në

SHBA– Në një kohë që Presidenti amerikan Donald Trump është në një garë të fortë me rivalin e tij Joe Biden për zgjedhjet presidenciale, ka hedhur akuza mbi këtë të fundit se ka probleme me aftësinë mendore.

Siç shkruajnë mediat e huaja Presidenti Donald Trump ka vënë në pikëpyetje aftësitë mendore të Biden për zgjedhjet e nëntorit, duke u shprehur se zoti ai nuk është kompetent për t’u bërë president.

Trump ka bërë një sërë sulmesh gjatë një interviste të transmetuar të dielën në emisionin “Fox News Sunday”, ku u shpreh se Biden nuk është i aftë të lidh dot dy fjali bashkë.

“E nxjerrin në publik. Ai del në skenë dhe përsërit fjalë. I bëjnë pyetje, ai lexon në ekran nga teksti i parapërgatitur, pastaj ikën e fshihet në qilar. Më thoni, a duan vërtetë amerikanët një udhëheqës të tillë në një kohë kur po përballemi me probleme me vende të tjera që po përpiqen të na bëjnë të keqen?”- u shpreh Trump.

Deri më tani Fushata e Trump ka transmetuar reklama që vënë në pikëpyetje aftësitë mendore të 77-vjeçarit Joe Biden, i cili do të ishte presidenti më i moshuar në historinë e vendit nëse fiton më 3 nëntor.

Ndësa 74-vjeçari Donald Trump është aktualisht presidenti më i moshuar në historinë e vendit.

Këtyre akuzave Biden u është përgjigjur të dielën, duke thënë në një deklaratë se ai është i përqëndruar tek pandemia.

“Presidenti Trump duhet të kishte dëgjuar me kohë njerëz të tjerë përveç vetes, lidhur me mënyrat për të luftuar virusin, pasi pas gjashtë muaj keqmenaxhimi vdekjeprurës, virusi po avancon edhe më tepër jashtë kontrollit. Zoti President, injoranca juaj nuk është virtyt, apo shenjë force; ajo po minon përpjekjet tona kundër kësaj krize të pashembullt.“- ka thënë Biden.

Burimi: USAtoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll