Bota

20 Korrik 2020, 15:39 Nga DOSJA

GREQI– Kjo verë është e pamundur të jetë si çdo verë e viteve të kaluara. Me shtimin e rasteve të reja në shtetet e Ballkanit, qeveria greke ka rishqyrtuar masat për pandeminë, mes të cilave përfshihen edhe ato që kanë të bëjnë me dy pikat kufitare të hyrjes nga Shqipëria, Kakavija dhe Kapshtica.

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Stelio Petsas,  prej datës 23 korrik, të gjithë shtetasit greke si dhe minoritarët që kanë lejen e homogjenit duhet edhe ata të plotësojnë formën përkatëse të hyrjes (passenger locator form).

Gjithashtu  qeveria ka sugjeruar që qytetarët grekë të shmangin vizitat në vendet që kanë një situatë të vështirë të pandemisë Covid-19.

Gjithashtu për punëtorët sezonalë shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe largohen për në Shqipëri para 4 gushtit, nuk do të kenë më të drejtë hyrjeje në Greqi deri në një urdhër të ri.

Deri më sot vendi ynë ka regjistruar  4171 të infektuar mes të cilëve  1.706 janë aktivë, ndëra kanë humbur betejën me virusin 113 persona. Nga ana tjetër shteti grek numëron  194 viktima dhe 4.007 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit Covid-19.

Burimi: Ekathimerini 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi stelio petsas koronavirusi në greqi stelio petsas

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 15:07

NEW YORK-  Guvernatori Cuomo i Nju Jorkut ka deklaruar se ishte një gabim për qeveritë e shteteve të tjera që të dëgjonin thirrjet e Presidentit për t’u hapur g...