Aktualitet

Qeveria mbyll klubet e natës, ‘lounge’ baret e diskot, Manastirliu: 3 milionë lekë gjobë për shkelësit, pas or

20 Korrik 2020, 10:20 Nga DOSJA
Qeveria mbyll klubet e natës, ‘lounge’ baret e diskot,

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka mbyllur të gjitha klubet e natë dhe diskot. Një ditë pasi Dosja.al raportoi me zë dhe me figurë se si Covid-19 ‘hidhte valle’ në klubet e natës, në Jugun e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot  mbylljen e këtyre ambienteve. Nga sot, nuk do të ketë më asnjë klub nate apo disko hapur. Kush nuk e zbaton, do të ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë dhe në rast përsëritjeje, mund t’i pezullohet aktiviteti për gjashtë muaj. Gjithashtu, ministrja Manastirliu bëri me dije se nuk do të lejohet asnjë lloj muzike pas orës 20:00 të darkës, në çfarëdo lloj ambienti.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:
– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Ministrja Manastirliu: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme,”– shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Një ditë më parë, Dosja.al raportoi gjendje skandalozë në klubet e natës në zonat e Jugut në Shqipëri. Demi Lounge, Folie Marine, Orange Lounge, Sanur Beach House e shumë lokale të tjerë në Sarandë, Dhërmi e Jalë shoheshin që vazhdonin pa asnjë kufizim aktivitetin e tyre dhe distanca fizike nuk ruhej fare. Siç duket, pas këtyre pamjeve, Ministria është ndërgjegjësuar dhe ka marrë vendimin e rëndësishëm.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministra mbyll klubet dhe diskot koronavirusi ne shqiperi ministra mbyll klubet dhe diskot

Sondazh

Poll