Aktualitet

OFL-ja zbarkon në Kukës, kush janë katër ‘të fortit’ që morën pusullën sot, të dënuar për vjedhje me armë dhe pe

20 Korrik 2020, 08:16 Nga DOSJA
OFL-ja zbarkon në Kukës, kush janë katër ‘të

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit, ka mbërritur ditën e sotme në Kukës, ku i ka dërguar ‘pusullën’, katër subjekteve të radhës. Dosja.al mëson se ata janë Xhevahir Alijaj, Blendi Axhami, Zaim Vata, Bledar Halilaj.

Konkretisht, sipas njoftimit, do të duhet të vetëdeklarojë pasurinë brenda 24 orëve:

1.Xhevahir Alijaj banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”

2.Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

3.Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

4.Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”

Njoftimi i OFL, 20 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

B. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Z. V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B. H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar halilaj blendi axhami kukes ofl ne kukes xhevahir alijaj zaim vata bledar halilaj blendi axhami kukes ofl ne kukes xhevahir alijaj zaim vata

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 07:26

TIRANË– Ndërhyrje në zgjedhjet tek Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Pedagogët kërkojnë votën duke përdorur presion se në këmbim të saj do të favorizohen...