Aktualitet

Fundjavë e nxehtë sherresh në Jalë, rrihet roja i resortit luksoz, policia arreston 30-vjeçarin nga Tirana, kishte me vete

20 Korrik 2020, 08:15 Nga DOSJA
Fundjavë e nxehtë sherresh në Jalë, rrihet roja i resortit

VLORË- Konfliktet në Jalë sa vijnë edhe shtohen. Pas dy raportimeve të Dosja.al për dy sherre gjatë fundjavës, një tjetër përplasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Një 30-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka qëlluar rojen e një resorti. Me vete i është gjetur lëndë narkotike, ndërsa bëhet me dije se roja ka pësuar edhe dëmtime fizike.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Himarë, Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi:

D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte, shërbimet i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. A., 36 vjeç, banues në Qeparo, Himarë, pasi ky shtetas u kap në aksin rrugorë Qeparo-Himarë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm. E shtuna ka qenë një ditë e nxehtë për përplasjet në Jalë. Në mesditë dy grupe janë rrahur fizikisht me karrige dhe grushta, ndërsa në mbrëmje jashtë ambienteve të një klubi janë qëlluar me armë zjarri disa persona, njëri prej tyre i identifikuar si S.D., nga Tirana.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrihet roja i resortit ne jale sherr në jalë rrihet roja i resortit ne jale sherr në jalë

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 07:26

TIRANË– Ndërhyrje në zgjedhjet tek Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Pedagogët kërkojnë votën duke përdorur presion se në këmbim të saj do të favorizohen...