Aktualitet

Arrestohet 41-vjeçari në Mirditë, policia i gjeti heroinë dhe një tufë parash në makinë

20 Korrik 2020, 08:41 Nga DOSJA
Arrestohet 41-vjeçari në Mirditë, policia i gjeti heroinë

MIRDITË– Një 41-vjeçar me incialet A.N., është vënë në pranga, pasi akuzohet se shpërndante drogëra të forta në doza të vogla. Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari u arrestua në Mirditë. 

Teka po kalonte në fshatin Perlat në Mirditë, policia e ka ndaluar 41-vjeccarin dhe i ka kontrolluar makinën, të cilën po e drejtonte. 

Nga kontrolli, në mjet u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash, që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e drogës. Kështu, personi me inicialet A.N., banues në Mat, u arrestua. 

Njoftimi i policisë Mirditë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë , në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën, ku në fshatin Perlat kanë bllokuar mjetin me drejtues shtetasin A.N.,duke kontroll ndaj tij dhe të automjetit. Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike” Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N.,41 vjeç, banues në Mat, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41 vjecari ne mrdite mirdite arrestohet 41 vjecari ne mrdite mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 07:26

TIRANË– Ndërhyrje në zgjedhjet tek Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Pedagogët kërkojnë votën duke përdorur presion se në këmbim të saj do të favorizohen...