Bota

Aksident në Kosovë/ Parashutistët përplasen në ajër, vdes 27-vjeçari në Prizren

20 Korrik 2020, 08:29 Nga DOSJA
Aksident në Kosovë/ Parashutistët përplasen në

KOSOVË– Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një aksident, që i ka marrë jetën edhe një të riu. KHAIA bën të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin korishë të Prizrenit, ku një person ka vdekur dhe një ka mbetur e lënduar.

Pas aksidentit, të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por djali 27 vjeç me inicialet F.G ., ndërroi jetë që mbrëmjen e djeshme, ndërsa vajza 23-vjeçare po me të njëjtat iniciale është ende në spital.

“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G”, thuhet në njoftim.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksident me parashute kosove prizren aksident me parashute kosove prizren

Sondazh

Poll