Aktualitet

Nisma Thurje peticion për ndryshimin e Kodit Elektoral

6 Prill 2019, 19:14 Nga DOSJA
Nisma Thurje peticion për ndryshimin e Kodit Elektoral

TIRANË- Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, Nisma Thurje, një organizim qytetar, kanë njoftuar inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit”. Synimi i këtij peticioni do të jetë mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Në njoftimin e bërë ata fajësojnë sistemin aktual, për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe se ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet ndryshimit të sistemit elektoral, si qendra e problemit që prodhon këtë realitet.

Nisma Thurje është një organizim qytetarësh që shpeshherë kanë advokuar për çështje me sensibilitet publik, si për importin e plehrave, taksat e bashkisë, ligji i gjobave etj..

Në ditët e fundit janë shtuar zërat publikë që kërkojnë ndryshimin e sistemit aktual, duke e fajësuar këtë të fundit si shkaktari kryesor i situatës në të cilën ndodhet vendi.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kodi zgjedhor ndryshimi i kodit zgjedhor nisma thurje peticioni kodi zgjedhor ndryshimi i kodit zgjedhor nisma thurje peticioni

Sondazh

Poll