Bota

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, mbeten 13 të plagosur

19 Korrik 2020, 16:44 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, mbeten 13 të plagosur

SHBA– Ditën e sotme një sulm me armë zjarri është regjistruar në Peoria të SHBA-së, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën 13 persona.

Zyrtari i policisë në Peoria, Amy Dotson u shpreh se oficerët iu përgjigjën thirrjes për të shtëna me armë rreth orës 4:45 në mëngjes. Rreth 200 vetë u mblodhën në vendin e ngjarjes kur shpërtheu një luftë e madhe. Të shtënat nisën ndërsa lufta filloi si rezultat i një mosmarrëveshje midis disa grupe njerëzish.

Ndër  të tjera ai tha se në vend ngjarje kishte shumë pistoleta. Trembëdhjetë njerëz u plagosën nga të shtënat me armë zjarri. Dy persona janë transportuar me ambulancë në spital, dhe 11 të tjerë me automjete private.

Ndërkohë tashmë Departamenti i Policisë Peoria është duke hetuar mbi këtë ngjarje të rëndë ku u plagosën 13 persona .

Burimi: peoriapublicradio.org 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 12 viktima ne peoria 12 viktima ne peoria

Sondazh

Poll