Aktualitet

Rama e uroi për ditëlindje, Kalo: Ju jam mirënjohës për urimin, Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi janë dhe do të mbe

18 Korrik 2020, 21:00 Nga DOSJA
Rama e uroi për ditëlindje, Kalo: Ju jam mirënjohës për

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për urimin që ky i fundit i bëri për ditëlindje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalo shkruan se i është mirënjohës për urimin, kryeministrit.

Më nota ‘thumbuese’, mjeko Tritan Kalo, që gjatë gjithë kohës së pandemisë i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë, shkruan se Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi janë dhe do të mbeten PPP-ja e tij e pranuar si udhërrëfyese.

Ju jam mirënjohës për urimin në këtë ditë të veçantë për mua…Kohë pandemie dhe urimet për ditëlindjen time time sot kanë qenë ‘një pandemi e vërtetë….Ju faleminderit të gjithëve…Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi janë dhe do të mbeten PPP-ja ime e pranuar si UDHËRRËFYESE, për misionin tonë fisnik të mantelbardhit…Jemi këtu për t’ju ndihmuar, por edhe ju të gjitëh PËRKUSHTONI më shumë vëmendje PËRKUJDESIT për veten dhe të afërmit tuaj…Fundjavë të mbarë!!!!”- shkruan Kalo.

Mjekun Tritan Kalo e gjeti ditëlindja në vijën ep arë të luftës me koronavirusin. Ishte kryeministri Edi Rama ai që i uroi sa më shumë shëndet dhe gjithë të mirat mjekut Kalo, përmes rrjeteve sociale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama tritan kalo edi rama tritan kalo

Sondazh

Poll