Bota

Thirrja e fortë e analistit Weber: BE-ja nuk duhet t’i lë hapësirë Kosovë e Serbisë për ta manipuluar dialogun

19 Korrik 2020, 05:38 Nga DOSJA
Thirrja e fortë e analistit Weber: BE-ja nuk duhet t’i lë

KOSOVË- Analist politik Bodo Weber që është pjesë e Këshillit për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel, ka analizuar raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për “Koha Ditore”, Weber shpehet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbajë një plan të detajuar që nuk u lejon hapësirë manovruese Prishtinës dhe Beogradit për ta manipuluar procesin dhe rihapur çështjet e mbyllura.

Ai shprehet se ndërkombëtarët që po monitorojnë dhe po mundësojnë dialogun duhet që të mos u lënë palëve mundësi interpretimi dhe të mos gjenden hapësira për mos zbatim të pikave të marrëveshje.

Asnjë ambiguitet konstruktiv dhe destruktiv më nuk duhet lejuar”, ka thënë analisti. Ai ka shtuar se është e domosdoshme që Serbisë t’i vihen afate të qarta për heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj si dhe integrimi në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

Sa u përket vijave të kuqe, sipas Weberit, asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për statusin e Kosovës. “Nëse Serbia dëshiron të diskutojë diçka tjetër, jo njohjen e plotë të Kosovës, është Beogradi që duhet ta shpjegojë këtë, të përcaktojë sesi dëshiron të nxjerrë rezultate të ngjashme nga një marrëveshje përfundimtare pa njohje të plotë zyrtare”, ka theksuar Weber.

Deklarata e analistit gjerman vjen në një kohë kur Kosova dhe Serbia janë ulur sërish në bisedimeve, këtë herë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pas dështimit të tryezës në SHBA në 27 qershor, Hoti dhe Vuçit u takuan të enjten në Bruksel, ku sërish nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bodo weber dialogu kosove-serbi bodo weber dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll