Bota

Samiti i BE-së mbi paketën e rimëkëmbjes, Giuseppe Conte: Bisedimet janë ‘bllokuar’

18 Korrik 2020, 19:30 Nga DOSJA
Samiti i BE-së mbi paketën e rimëkëmbjes, Giuseppe Conte:

BRUKSEL– Krerët e shteteve u rikthyer në tryezën e bisedimeve të shtunën në mëngjes për një ditë të dytë pasi të premten ata nuk arritën në një konsensus.

Dy orë më vonë, ata kishin kaluar në një fazë të re të ashtuquajtur “konsultë”, ku me këtë rast takohen në grupe më të vogla, pasi Presidenti i Këshillit Charles Michel paraqiti një propozim të ri për të arritur zhbllokimin e bisedimeve.

Ajo që fillimisht u pa si një shenjë e mirë për të vazhduar negociatat, është shndërruar në një bllokim tjetër.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha në një lidhje Facebook live që bisedimet u bllokuan. Ai shtoi se duhet të arrihet një ekuilibër dhe se përgjigjja për krizën duhet të jetë ‘e shpejtë, e fortë dhe e madhe”.

Një burim diplomatik holandez për “Euroneës” tha fillimisht se ndërsa ka shumë më shumë çështje për të zgjidhur, propozimet janë një hap serioz në drejtimin e duhur. Akoma duket se ka shumë më shumë për tu bërë.

27 udhëheqësit, të bashkuar nga Michel dhe Presidenti i Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, po përpiqen të ndërmjetësojnë një kompromis në paketën e shpëtimit prej trilionë eurosh.

Komisioni fillimisht propozoi një fond rimëkëmbjeje që kap shumën prej 750 miliardë eurosh dhe ka mbështetur një lëvizje të përbashkët franko-gjermane që shumica e parave, prej 500 miliardë eurosh të shpërndahen si grante për shtetet anëtare më të prekura ekonomikisht nga pandemia COVID-19. Ekziston edhe buxheti i BE-së prej trilionë eurosh, i njohur gjithashtu si Korniza Financiare shumëvjeçare (MFF).

Vendet anëtare të Jugut,  në veçanti Italia dhe Spanja janë në favor të propozimit aktual, por ata kundërshtohen nga të ashtuquajturat “Frugal Four”, Austri, Danimarka, Suedia dhe Hollanda, të cilat dëshirojnë që shuma të shpërndahet si grantet dhe jo si kredi, pasi ata nuk duan të hyjnë më në borxhe.

Burimi: euronews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne europe paketa e rimëkëmbjes giuseppe conte koronavirusi ne europe paketa e rimëkëmbjes

Sondazh

Poll