Aktualitet

Zbulohen 100 predha artilerie në Elbasan, Mbrojtja: Do bëhet asgjësimi i tyre

6 Prill 2019, 15:19 Nga DOSJA
Zbulohen 100 predha artilerie në Elbasan, Mbrojtja: Do bëhet

ELBASAN- Mbi 100 predha artilerie janë zbuluar sot në Elbasan, të cilat prej disa kohësh ishin shfaqur anës lumit. Forcat xhenier të Komandës Mbështetëse në FA kanë marrë pjesë në këtë aksion që ka zgjatur gati dy orë.

Sipas njoftimin nga ministria e Mbrojtjes bëhet me dije se në operacion morën pjesë dhe punonjës së Policisë së Shtetit.

Efektivet EOD, te batalionit xhenier te Komandes Mbeshtetese ne FA, perfundoi ne kohe rekord, ne me pak se 2 ore, operacionin per zbulimin evidentimin e municioneve ne Njësia Adminstrative, Bradashesh Elbasan. Behet fjale per 100 predha artilerie, te cilat jane transportuar per ne poligonin ku do behet asgjesimi I tyre. Ne operacion asistuan efektive te Policise se Shtetit. Kerkesa per nderhyrje u be nga Prefekti I Elbasanit menjehere pasi predhat u konstatuan ne afersi te lumit”, bën me dije ministria e Mbrojtjes.

Ditët e fundit Forcat e Armatosura kanë kryer disa aksione të ngjashme ku kanë zbuluar predha të groposura prej vitesh. Kujtojmë se ditën e djeshme në Bulqizë një fëmijë humbi jetën teksa pol luante me një granatë që e kishte gjetur në afërsi të shtëpisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asgjesimi i municioneve forcat e armatosura policia e shtetit predhat ne elbasan asgjesimi i municioneve forcat e armatosura policia e shtetit predhat ne elbasan

Sondazh

Poll