Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Kolonjë, banorët protestojnë: Asnjë kuti votimi në fshat, nëse s’anulohet projekti

6 Prill 2019, 13:58 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Kolonjë, banorët protestojnë:

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Kolonjë në Njësinë Administrative Picar, kanë protestuar sot në qendër të fshatit kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali.

Pas protestës së fundit të organizuar në mesin e muajit shkurt ku ndikoi në pezullimin e lejes së dhënë nga qeveria shqiptare për ngritjen e veprës hidroenergjitike në këtë pjesë të Gjirokastrës, kjo është protesta e dytë. Fshati nuk shquhet për pasuri hidrike, por që dhe ai ujë i paktë që egziston, do të t’u merret fshatarëve për të prodhuar energji.

Kjo ka acaruar mjaft kolonjarët të cilët janë vetorganizuar për të protestuar ndaj kësaj masakre mjedisore që do të ketë impakt negativ në të gjithë zonën. Banorët e Kolonjës kanë avancuar me presionet ndaj qeverisë shqiptare e cila duhet të suprimojë tërësisht lejen për ndërtimin e veprës hidrike dhe jo ta pezullojë.

Sipas tubuesve, pas ndërtimit të Hidrocentralit, fshihet ish ministry Arben Ahmetaj dhe miku i tij i ngushtë Artan Gjokaj sot drejtor drejtorie në Ministrinë e Ekonomisë.

Kjo është serioze dhe jemi konsultuar se çdo të bëhet në hapin e radhës. Ne nuk do të lejojmë asnjë kuti votimi, të futet nga Picari e lart. Nuk kanë fytyrë këtu të vij asnjë poltikan, të vijë të kërkojë vota.Kjo nuk është vetëm prona ime. Këtu nuk do ketë më asnjë kuti votim, nëse nuk anulohet ky hidrocentral që ngelet në letra, pasi në letra do ngelet se të kalojë praktikë e ka të vëhtirë, veç po kaloi mbi trupin tonë.

Banor i fshatit Kolonjë

Më herët banorët e këtij fshati, kanë ndërmarrë takime me kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, e cila nga ana e vet, i ka garantuar ata se sa të jetë ajo në krye të bashkisë, nuk ka për t’u ndërtuar hidrocentrali.

Protestat priten të agravohen edhe më tepër deri në bllokim rrugësh apo dhe veprime ekstreme ai bojkoti zgjedhor deri sa leja e dhënë nga qeveria shqiptare, të anulohet me VKM.

Ndërkohë, pas vendimit të këtij projekti, banorët e fshatit Kolonjë, dolën në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit, pasi pasi sipas (Lexo këtu) tyre do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka ky fshat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kolonjes gjirokaster heci ne kolonje protesta e banoreve te kolonjes banoret e kolonjes gjirokaster heci ne kolonje protesta e banoreve te kolonjes

Sondazh

Poll