Aktualitet

DETAJE TË REJA/ U nis nga Italia, si e sinjalizoi GdF-Shqipërinë për gomonen, skafisti e 2 shoqëruesit të “paidentifikue

17 Korrik 2020, 07:37 Nga DOSJA
DETAJE TË REJA/ U nis nga Italia, si e sinjalizoi GdF-Shqipërinë

VLORË– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni që po zhvillohet që prej paradites së djeshme në Vlorë për kapjen e tre personave që braktisën gomonen në grykderdhjen e Vjosës.

Dyshohet se gomonia, e cila kishte tre motorë të fuqishëm me 250 kuaj fuqi ishte nisur nga Italia dhe pasi ishte pikasur nga Guardia di Finanza, këta të fundit kishin njoftuar homologët shqiptarë që të ndërhynin për kapjen e tyre. 

Ndjekja e gomones me tre persona në bord filloi që në det, deri në momentin kur “pasagjerët” vendosën që ta braktisnin atë dhe të zhdukeshin në pyll. Që prej ditës së djeshme, forcat e Policisë kanë kontrolluar ushtruar sot kontroll në pyllin e Novoselës dhe Mifolit, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tyre.

Për Policinë puna është edhe më e vështirë për identifikimin e tyre duke marrë parasysh se  personat në bord, një skafist dhe dy shoqëruesit, kanë qenë të maskuar gjatë kohës që janë ndjekur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gomonia ne vlore vlore gomonia ne vlore vlore

Sondazh

Poll