Art&Argëtim

E rrethuar nga meshkujt! Kendall Jenner nis pushimet, zgjedh plazhet e Los Angeles për të pushuar dhe shoqërinë e këngëtar

15 Korrik 2020, 19:23 Nga DOSJA
E rrethuar nga meshkujt! Kendall Jenner nis pushimet, zgjedh plazhet e Los

AMERIKE– Pushimet kanë nisur për Kendall Jenner dhe duhet thënë se nuk është në shoqëri aspak të keqe.

Modelja është kapur mat nga paparacët, në disa foto ku shfaqet mjaft seksi me bikini, ndërsa shijonte plazhin në Los Angeles.
24-vjeçarja u vu re duke u argëtuar me një grup miqsh, përfshirë djalin e aktorit Will Smith, Jaden.

Kjo ishte dalja e parë publike e Jaden, djali i Will dhe Jada Pinkett Smith pasi këta të fundit pushtuan internetin kur folën për martesën e tyre të hapur dhe tradhtinë.

Pranë Kendall janë parë dhe këngëtari Harry Hudson si dhe aktori Moises Arias i cili u bë i famshëm te Hannah Montana.

Nuk dimë se sa ditë ka zgjedhur Kendall të qëndrojë në Los Angeles për pushime dhe se nëse ka zgjedhur ndonjë destinacion tjetër për këtë verë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner meshkuj plazh kendall jenner meshkuj plazh

Sondazh

Poll