Art&Argëtim

‘Isha egoist dhe aspak i ndershëm’/ John Legend tregohet i sinqertë, zbulon se ka tradhëtuar

15 Korrik 2020, 18:02 Nga DOSJA
‘Isha egoist dhe aspak i ndershëm’/ John Legend tregohet i

AMERIKE– Këngëtari i njohur John Legend ka pranuar se kur ka qënë më i ri ka tradhëtuar duke e quajtur veten si jo dashuri më i mirë i mundshëm.

Fituesi i çmimeve: Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony u tregua i sinqertë lidhur me padrejtësitë që ka bërë më marrëdhëniet e tij të shkuara, teksa fliste me Dax Shepard në podcasti-n e këtij të fundit, “Armchair Expert”.

“Unë mendoj se ajo që ka ndodhur me mua, lidhet me jetën time në shkollë të mesme dhe kolegj. Unë isha më i ri në moshë se të gjithë djemtë e tjerë, prandaj nuk më flisnin shumë vajza. Kështu, kur nisa të tërheq vëmendje, filloi të më pëlqente. Për një periudhë, i shpëtova termit “tradhti”, duke e mbajtur marrëdhënien disi të parregulluar e të paqartë. Padyshim që isha egoist dhe aspak i ndershëm. E gjithë kjo po ndodhte para se të bëhesha i famshëm.”

Më pas ai u ndal dhe te bashkëshortja e tij Chrissy Teighen duke thënë se që në momentin kur u lidh me të vendosi që të mos merrej me person tjetër.

“Në një moment të caktuar, ti thjesht e kupton se je më i lumtur duke qenë i sinqertë”, thotë Legend. “Je më i lumtur duke qenë besnik dhe i dashuruar me një person. Në një moment të caktuar, thjesht vendosa që ai person ishte Chrissy (Teigen). Nuk doja të merresha më me dikë tjetër.”

John prej vitesh është martuar me modelen amerikane Chrissy Teigen dhe janë prindër të dy femijëve të vegjël.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chrissy teighen john legend tradhëti chrissy teighen john legend tradhëti

Sondazh

Poll