Art&Argëtim

E frikshme! Publikohet videoja ku Naya Rivera këndonte për vdekjen e kolegut të saj, aktorja ia ndolli vetes: Nëse vdes e re

15 Korrik 2020, 16:35 Nga DOSJA
E frikshme! Publikohet videoja ku Naya Rivera këndonte për vdekjen e

AMERIKE– Kënga cover e Naya Rivera “If I Die Young” e interpretuar në serialin Glee, e cila ishte një përkujtim për të ndjerin Cory Monteith, ka qarkulluar ditët e fundit në mediat sociale menjëherë pas vdekjes së saj. Pasi Monteith vdiq në 2013, shfaqja bëri një episod për ta kujtuar aktorin Monteith me titull “Quarterback” dhe Naya këndoi në nder të tij.

Gjatë pjesës së saj, Naya e cila interpreton personazhin e Rivera Santana këndon melodinë e Band Perry “Nëse unë vdes i ri”.

‘E di që Fin kishte dyshimet e tij për Zotin por jam e sigurtë që ai tani është në parajsë. Kjo është për ty Hudson’- thotë Naya para se të niste të këndonte këngën.

Njerëzit e kanë shpërndarë klipin dhe duke e komentuar atë për shkak të natyrës tragjike të rastësishme të teksteve, të cilat thonë:

“Nëse vdes i ri, më varros në saten. Më shtrire në një shtrat me trëndafila. Më mbyt në lum, në agim. Më dërgo me fjalët e një kënge dashurie. Zot më bëj një ylber, do të shkëlqejë nënën time. Ajo do ta dijë se jam i sigurt me ty kur ajo qëndron nën ngjyrat e mia, oh dhe, jeta nuk është gjithmonë ajo që mendoni se duhet të jetë, jo. Nuk është as gri, ajo varros fëmijën e saj, thikë e mprehtë e një jete të shkurtër, kam pasur mjaft kohë.”

Trupi i aktores Naya Rivera u gjet mëngjesin e së hënës pas shumë ditësh kërkime në liqenin Piru në Kaliforninë Jugore. Ylli i serialit “Glee” kishte dalë shëtitje me të birin 4-vjeçar, dhe pasi ka hyrë në ujë nuk ka mundur të dalë më.

Sipas autoriteteve, 4-vjeçari ka rrëfyer se ai dhe Naya kishin shkuar për të notuar, dhe se më pas ka parë nënën e tij teksa zhdukej nën sipërfaqen e ujit. 33-vjeçarja ka arritur të shpëtojë vetëm të birin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë nga uji vetë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngë naya rivera vdekje këngë naya rivera vdekje

Sondazh

Poll