Art&Argëtim

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zgjedh emrin e Perëndeshës së Tokës për të bijën e saj, vogëlushja e porsa

15 Korrik 2020, 17:25 Nga DOSJA
Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zgjedh

TIRANE– Olta Boka dhe Ivi Rrokaj janë bërë prindër për herë të parë.

Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Gaia, teksa ka ndarë edhe një foto tejet të bukur nga materniteti.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Olta ka shfaqur dorën e të voglës së saj të porsaardhur në jetë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta quajnë Gaia.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij”, ka shkruar Olta në Instagram.

 

 

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on

Këngëtarja ka zgjedhur pikërisht emrin Gaia pasi në mitologjinë greke, ajo ishte perëndesha e Tokës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngëtare olta boka këngëtare olta boka

Sondazh

Poll