Art&Argëtim

Dritan Leli ‘zbaton’ masat kundër COVID, shkon me maskë në takimin me Sorecën dhe harron ta vendosë në fytyrë

15 Korrik 2020, 13:42 Nga DOSJA
Dritan Leli ‘zbaton’ masat kundër COVID, shkon me maskë

VLORË- Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Takimi mes tyre është zhvilluar duke zbatuar disa nga rregullat e COVID-19.

Leli në këtë takim duke dashur të zbatojë urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë që detyron të gjithë të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, kishte marrë një të tille me vete.

Por edhe pse gjatë gjithë kohës ai është parë me maskë në duar, në asnjë moment nuk e zbatoi si duhet rregullin duke mos e vendosur në fytyrë. Qytetari i parë i Vlorës edhe pse ishte në takim me ambasadorin, gjatë gjithë kohës është “argëtuar” pasi ka luajtur me maskën dhe thye një nga rregullat bazë kundër COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale dritan leli luigi soreca masat kunder covid 19 dritan leli luigi soreca masat kunder covid 19

Sondazh

Poll