Bota

E tmerrshme! Dyshohen për Covid-19, 12 mijë ushtarë në Izrael futen në karantinë

13 Korrik 2020, 19:21 Nga DOSJA
E tmerrshme! Dyshohen për Covid-19, 12 mijë ushtarë në

IZRAEL- Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë janë  futur në karantinë në karantinë për shkak  se dyshohet se janë të infektuar me Covid-19.  Ushtria izraelite njoftoi se 568 ushtarë janë konfirmuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse.

Infeksionet midis ushtarëve izraelitë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i qershorit, pasi Izraeli u godit nga një valë e dytë e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 38.670 raste dhe 362 vdekje.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi në mbarë botën ka vrarë pothuajse 570 mijë njerëz. ipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga pandemia COVID-19. Të dhënat tregojnë se deri më tani mbi 7.1 milionë persona në mbarë botën, respektivisht më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Burimi:AA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne izrael koronavirusi ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 19:07

Vdes deputeti iranian si shkak i koronavirusit

IRAN– Ditën e sotme është raportuar se një tjetër zyrtar, iranian ka vdekur si shkak i  koornavirusit. Bëhet fjalë për Issa Jafarin, i cili është anëtari i tret...