Sport

VIDEO/ Kukësi shpërfytyron Teutën, Skënderbeun e nderon një shkodran

11 Korrik 2020, 20:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi shpërfytyron Teutën, Skënderbeun e nderon

SHQIPËRI– Kukësi ja del të fitojë përballë Teutës me shifrat 3-0 dhe të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion dhe tani diferenca me vendin e parë që mbahet nga Tirana ësthë katër pikë larg. Skuadra durrsake pësoi 3 gola brenda 35 minutave lojë dhe e mbylli ndeshjen me 2 lojtarë më pak, duke marrë një shuplakë të fortë vetëm pak ditë para gjysmëfinales së kthimit të Kukës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me të njëjtën kundërshtarë (sfida e parë ka përfunduar 0-0).

 

Një ndeshje që pati pak histori dhe që mori rrjedhë që në minutën e pestë me golin e  Vesel Limajt, i cili realizoi një gjuajtje potente me të majtën nga një pozicion i prirët.Vetëm shtatë minuta më vonë verilindorët shënuan të dytin me sulmuesin Cooper, i cili e pati të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës pas asistit të Abazajt.Goditjen përfundimtare Teuta e mori në minutën e 35-të dhe ishte sërish Cooper që pas bashkëpunimit me Abazajn shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Teutën.

Teuta u shfaq nervoze në pjesën e dytë, me Aleksin që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa Fabio Beqaj u ndëshkua direkt me të kuq pasi bëri rolin e portierin pas një aksioni individual të Abazajt, duke shkaktuar 11-metërsh. Gjithsesi Frashëri ia mohoi golin Musollit në goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Kthehet me humbja nga Korça Vllaznia (2-1), e cila praktikisht ka “blinduar” vendin e 8-të e tashmë duhet të mendojë më shumë për përballjen “play out”. Skënderbeu zhbllokoi takimin në minutën e 10-të me Gripshin, por kuqeblutë arritën të kthenin ekuilibrin në rezultat me Krymin në të 73-ën. Gjithsesi, në minutën e fundit të kohës së rregullt shkodrani Pusi ndëshkoi skuadrën e vendlindjes, duke i dhënë fitoren Skënderbeut, që kthehet në vendin e pestë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skenderbeu teuta vllaznia kukesi skenderbeu teuta vllaznia

Sondazh

Poll