Sport

VIDEO/Juventusit i duhen dy penallti për një pikë, Atalanta shkoi pranë një tjetër mrekullie

11 Korrik 2020, 21:59 Nga DOSJA
VIDEO/Juventusit i duhen dy penallti për një pikë, Atalanta shkoi

TORINO- Atalanta ishte shumë pranë mrekullisë në “Allianz Stadium”, ku dy penallti të akorduara për Juventusit nuk e lejuan të festonte fitoren e 10-të radhazi në Serinë A dhe të 13-ën në të gjitha kompeticionet.Përfundoi 2-2 kjo sfidë në kuadër të javës së 32-të të Serisë A, që sërish e afron edhe më shumë “Zonjën e Vjetër” me titullin e radhës kampion, pasi diferenca me Lazion ndjekëse shkon në +8 pikë.

Dy herë kaloi në epërsi Atalanta, por po kaq herë Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, fillimisht duke kthyer baraspeshën pas golit të Zapatas në pjesën e parë e në limitet e kohës së rregullt pasi Milanovski kishte shënuar për rezultatin 2-1.

Të pakënaqur bergamaskët me vendimet e gjyqtarit, pasi në të dyja rastet prekjet me dorë ishin në distancë të shkurtër dhe të pavullnetshme, por pozicioni i dorë ndoshta nuk ka qenë në pozicion natyral.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta juventus serie a atalanta juventus serie a

Sondazh

Poll