Sport

Lazio bën “vetëvrasje”, fiton në pjesën e parë, Sassuolo e përmbys në të dytën

11 Korrik 2020, 17:30 Nga DOSJA
Lazio bën “vetëvrasje”, fiton në pjesën e

ROMË-Sassuolo konfirmohet “vrasëse” e skuadrave të mëdha në Serinë A. Pasi i mori pikë Interit në “San Siro” (3-3) dhe mposhti Fiorentinën në “Artemio Franchi” (1-3) ekipi modest i drejtuar nga De Zerbi i shkaktoi disfatën e tretë radhazi në Serinë A Lazios, që jo vetëm dorëzohet përfundimisht në garën për titullin, por rrezikon ta mbyllë në vetën e katërt kampionatin.

Skuadra e Simone Inzaghit kaloi me fat në avantazh në minutën e 33-të me Luis Alberton, të cilit iu përplas topi në këmbë nga një mbrojtës, për të përfunduar më pas në rrjetë.

Gjithsesi, Sassuolo nuk u demoralizua derisa në minutën e 52-rë barazoi 1-1 me Raspadorin. Freskia fizike e lojtarëve të Sassuolos bëri diferencën me fillimin e kohës shtesë, kur Caputo shënoi golin e fitores 1-2. Një fitore e merituar e Sassuolos, që vazhdon të ëndërrojë, edhe pse duket tepër e vështirë, për zonën europiane, ndërsa Lazio futet në krizë rezultatesh, duke konfirmuar se nuk i ka kapacitetet për të luftuar përtej zonën Champions në Serinë A.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio sassuolo serie a lazio sassuolo serie a

Sondazh

Poll