Art&Argëtim

Hapeni telefonin dhe dëgjoni këngën më të re të Magic4 !

11 Korrik 2020, 18:41 Nga DOSJA
Hapeni telefonin dhe dëgjoni këngën më të re të

TIRANE– Hiteve të kësaj vere sapo iu shtua edhe një tjetër këngë. Grupi tashmë i njohur “Magic4” kanë publikuar videoklipin e tyre më të ri.

Me titull “Hape telefonin”, 4 artistët vijnë me një këngë shumë ritmike dhe një klip plot ngjyra është pikërisht ajo çfarë duhet në këto ditë të nxehta vere.

Nga autorët Pirro Çako, Edlir Begolli si dhe me koreografi të Adela Mucollarit, Magic4 sjell këtë verë një ndër këngët më të kërcyeshme të verës.

Ky nuk është projeki i parë muzikor i Magic4. Artistët kanë publikuar edhe 2 klipe të tjera të mëparshme në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe Artiola Toskën.

Njëjtë si “Aisha dashnia” dhe “Koka ty ta boni”, besojmë se edhe “Hape telefonin” do të rrëmbëjë zemrat e të gjithëve.

Kështu që çfarë prisni? Hapni telefonin dhe jepini këngës “play”!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngë magic 4 këngë magic 4

Sondazh

Poll