Art&Argëtim

VIDEO/ Sazan Guri zbulon vendin ku ka zbritur Zeusi në tokë dhe krijoi shqiptarët: Akademia e Shkencave të nxitojë, ndryshe

11 Korrik 2020, 17:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Sazan Guri zbulon vendin ku ka zbritur Zeusi në tokë dhe krijoi

TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka vizitua kalanë e Dodonës. Përmes një videoje që ka publikuar në profiling e tij në Facebook, Guri dëgjohet të thotë se ka vizituar vendin ku ulej Zeusi dhe krijonte botën.

Më tej, ai i bën thirrje Akademisë së Shkencave që të shkojë në atë vend, përpara se të shkojë dikush tjetër dhe t’a marrë. Sipas Gurit, ajo zonë tregon që jemi vërtet ilirë.

“Jemi në pjesën veriore të kalasë. Kemi dhe murin rrethues. Kjo do të jetë pikërisht vendosja e Dodonës, ku binte këmbana. Dhe priftërinjtë parashikonin fatin e popujve dhe luftërave se si do të vijnë. Këtu është ulur Zeusi dhe ka ndërtuar botën, në një mënyrë tjetër quhet froni. Pastaj formoi taulantët, prikët, frikët, baskët, darkët, pellazgët. Prandaj është e rrumbullakët, ka gura natyrorë por edhe njerëzorë, janë mijëra vite para Krishtit. I bëj thirrje Akademisë së SDhekncave që të vijë dhe të shikojë që kemi ilirë këtu dhe nuk e luan topi,”– thotë Guri në video.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale sazan guri sazan guri

Sondazh

Poll