Art&Argëtim

“Njerëzit kanë thyer qafën edhe më parë”/ Vazhdon operacioni për gjetjen e aktores Naya Rivera, forcat e kërkimit

11 Korrik 2020, 16:00 Nga DOSJA
“Njerëzit kanë thyer qafën edhe më parë”/

AMERIKE– Vijon operacioni i kërkimit për aktoren amerikane Naya Rivera e cila u zhduk ditën e mërkurë teksa ishte në një varkë së bashku me djalin e saj 4 vjeçar.
Grupet e kërkimit janë shprehur se Naya mund të ketë goditur kokën teksa është hedhur në liqen e Kalifornisë nga barka e saj.

Djali 4-vjeçar e saj u gjet i vetëm në barkën e marrë me qira dhe i tha hetuesve se mamaja e tij “u hodh në ujë por nuk u kthye më”.

Kreu i grupeve të kërkimit Robert Inglis tha për mediat se Rivera është hedhur nga barka në ujë por mund të ketë goditur kokën në një nga degët, mbetjet apo gurët nën sipërfaqe.

Njerëzit kanë thyer qafën edhe më parë në raste të tilla. Ndodh si në pishina ashtu dhe në liqene. Në disa vende thellësia mund të jetë vetëm 1 metër por nuk kuptohet deri sa je brenda. Ka shumë bimësi, pemë ose degë të forta”.

Familja e trishtuar e Naya-s tha se shpresojnë që kërkuesit të gjejnë trupin e saj që ta qajnë e ta varrosin.

Aktorja 33-vjeçare supozohet të ketë vdekur në liqenin Piru në jug të Kalifornisë të mërkurën por operacionet e kërkimit janë ende në vijim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore naya rivera operacion shpetimi aktore naya rivera operacion shpetimi

Sondazh

Poll