Art&Argëtim

Të ardhurat e tij janë shkatërruar nga COVID-19/ Koronavirusi “falimenton” aktorin Robert de Niro

11 Korrik 2020, 16:11 Nga DOSJA
Të ardhurat e tij janë shkatërruar nga COVID-19/ Koronavirusi

AMERIKE– I gjithë planeti tokë po përjeton një situatë të pazakontë për shkak të Covid-19. Dëme të mëdha ka sjellë edhe në pjesën e ekonomisë.

Një ndër personazhet e njohur i cili është prekur më së shumti në këtë pjesë është aktori i njohur Robert de Niro.

Së fundmi ylli kinematografik ka treguar se gjendja e pandemisë i ka dhënë një goditje të fortë zinxhirit të restoranteve të tij Nobu dhe hotelit Greenëixh, të cilët prej muajsh janë mbyllur pjesërisht. Në prill, Nobu humbi tre milionë dollarë e në maj, edhe 1.87 milionë të tjera duke e detyruar de Niron të merrte hua sepse nuk kishte likuiditetin e nevojshëm për të paguar një grup investitorësh.

Por krahas gjithë kësaj, ai po përballet edhe me një tjetër problem. Ish-bashkëshortja e tij, Grace Hughtower ka bërë ankesë në gjykatë për shkak se de Niro i ka reduktuar shumën e parave që duhet t’i paguajë asaj çdo muaj.

Mirëpo avokatja e aktorit ka sqaruar se pakti mes ish bashkëshortëve ishte që De Niro t’i paguajë Hightower një milionë e gjysmë dollarë, kur të ardhurat e tij kapërcejnë 15 milionë dollarët ne vit.

Të ardhurat e tij janë ulur ndjeshëm, e rrjedhimisht edhe “paga” për ish-bashkëshorten.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz pandemi robert de niro te ardhura pandemi robert de niro te ardhura

Sondazh

Poll