Art&Argëtim

FOTOT/ Rrëfimi bombë: Gruaja e Will Smith pranon para të shoqit në emision lidhjen me këngëtarin më të ri në moshë (SH

11 Korrik 2020, 09:21 Nga DOSJA
FOTOT/ Rrëfimi bombë: Gruaja e Will Smith pranon para të shoqit

SHBA– Një marrëdhënie e komplikuar dhe e hapur ajo e aktores Jada Pinkett Smith, me aktorin Will Smith. Të dy kanë vite të martuar, por të gjithë teleshikuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shokuar nga një rrëfim që aktorja ka bërë për lidhjen e saj të shumë përfolur me këngëtarin 27-vjeçar, August Alsina.

48-vjeçarja, e martuar prej vitesh me Smith, deklaroi në emisionin online të të shoqit, Will Smith se 4 vite më parë, ka qenë me Alsinën. “Ne po kalonim një kohë të vështirë bashkë, ndërsa August kishte nevojë për ndihmë”, tha Jada para të shoqit, një rrëfim bombastik ky, në një emision që ka pasur rekord shikueshmërie.

Prej kohësh në SHBA gëlojnë spekulimet se Jada dhe Will kanë një lidhje të hapur. Sipas këtyre spekulimeve, ata e lejojnë njëri-tjetrin të shkojnë me persona të tjerë, dhe shtojnë se kjo nuk bezdis asnjërin. “Dru zjarrit” i hodhi më shumë, deklarata e këngëtarit Alsina, i cili tha se kishte qenë në lidhje me Jadan, pasi kishte marrë “bekimin” e burrit të saj, aktorit Ëill Smith. Jada dhe August u njohën me njëri-tjetrin nga miqësia që këngëtari kishte me djalin e dy aktorëve. Rrëfimi i Jadës tashmë i konfirmoi të gjitha.  Dyshja janë martuar që nga viti 1997, kanë dy fëmijë së bashku, dhe thanë se aktualisht janë përsëri bashkë pas një ndarjeje. “Ne udhëtojmë së bashku, vdesim së bashku. Martesë e keqe për të gjithë jetën”, thanë ata, duke cituar një shprehje nga filmi i Smith, Bad Boys.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz august alsina jada pinkett smith will smith august alsina jada pinkett smith will smith

Sondazh

Poll