Art&Argëtim

Drejt liqenit me djalin 4 vjeçar/ Dalin pamjet kur aktorja Naya Rivera u pa për herë të fundit para se të hipte në varkë

10 Korrik 2020, 20:56 Nga DOSJA
Drejt liqenit me djalin 4 vjeçar/ Dalin pamjet kur aktorja Naya Rivera u

AMERIKE– Prej dy ditësh, mediat e huaja po raportojnë për zhdukjen e aktores së famshme, Naya Rivera, e cila kishte dalë shëtitje me të birin në liqenin Piru në Kaliforni. Autoritetet dyshojnë se 33-vjeçarja ka vdekur, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë dhënë asnjë shenjë për të.

Ndërkohë departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet që tregojne momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën.

Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën rreth orës 13:00 të drekës dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen.

 

 

A post shared by Laila Ijeoma (@lailaijeoma) on

Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not. Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa ajo e nënës së tij ishte ende në bord.

Josey ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar dje në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera-s, Ryan Dorsey, i cili dukej shumë i trishtuar për humbjen e madhe.

Tashmë shpresat për të kanë humbur dhe operacioni nuk quhet më një operacion kërkim-shpëtimi, por vetëm për gjetjen e trupit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore naya rivera zhdukje aktore naya rivera zhdukje

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Korrik 2020, 17:19

SHENJAT: Si të dallosh një sekt apo kult?

Nga David HosaflookFlitet shumë për sektet dhe kultet në Shqipëri. KLAN-i raportoi se ka 605 këtu! Nuk ka mundësi, gazetari duhet të ketë ngatërruar regjistrimi...