Bota

Rrahu burrin për vdekje me shkop druri, arrestohet 73 vjeçarja: Më trajtonte si skllave

5 Prill 2019, 14:47 Nga DOSJA
Rrahu burrin për vdekje me shkop druri, arrestohet 73 vjeçarja:

Një grua 73-vjeçare që e rrahu bashkëshortin e saj në karrige me rrota deri në vdekje me një shkop druri pas ishte abuzuar për vite të tëra, është burgosur për vrasjen e saj.

Packiam Ramanathan kaloi në shok kur vrau Kanagusabi Ramanathan, 76 vjeç i cili ishte i shtrirë në krevat.

Ajo kishte pranuar vrasjen dhe në një seancë gjygjësore e cila zgjati vetëm 30 minuta.

Gjyqtarja Anuja Dhir QC e ka burgosur gruan për dy vjet e katër muaj për kryerjen e vrasjes.

Gjykata kishte dëgjuar se si çifti ishte martuar në vitin 1983 dhe më pas kishin ikur nga Sri Lanka si pasojë e luftës civile.

Më 21 shtator të vitit të kaluar, paramedikët gjetën ish-shitësin Z. Ramanathan të vdekur në dhomën e tij të gjumit në Neëham, në lindje të Londrës, pasi e pandehura i tha fqinjit të saj se e kishte goditur atë.

Një shkop druri i njollosur me gjak u gjet në një dollap në sallonin e banesës së çiftit.

Prokurori Sally O’Neill QC  pohoi se kishte pasur zënka mes çiftit rreth parave dhe e pandehura ishte “shumë e zemëruar” kur zbuloi se burri i saj kishte shkruar policisë së Sri Lankës duke akuzuar vëllain e saj për mashtrim dhe vjedhje.

Por në dëshminë e saj, Ramanathan tregoi për vitet e ngacmimit dhe sjelljes abuzive nga burri i saj, që sipas saj ai e trajtonte atë si skllave.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gruaja vret burrin kanagusabi ramanathan londer packiam ramanathan gruaja vret burrin kanagusabi ramanathan londer packiam ramanathan

Sondazh

Poll