Bota

11 Korrik 2020, 06:14 Nga DOSJA

SHBA-Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një deklaratë të publikuar të premten, kandidati i pritshëm i demokratëve në zgjedhjet presidenciale thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara në rajon.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është kritike që Kosova dhe Serbia të avancojnë përpara,” shkruan zoti Biden. Kjo zgjidhje, shprehet më tej ish-nënpresidenti amerikan, do të forconte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve dhe çonte përpara aspiratat e tyre për antarësim në Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.

Arritja e këtij synimi, vazhdon zoti Biden, kërkon bashkëpunim transatlantik. Partneriteti mes SHBA dhe Evropës kërkon angazhimin e të gjitha palëve, si dhe përfshirjen dhe udhëheqjen e Amerikës. Ish-nënpresidenti amerikan kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet,” shkruan zoti Biden.

Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e demokratëve si kandidat presidencial në kuvendin e partisë në gusht, shkruan se nëse zgjidhet president, “administrata ime do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”. Ai u bën thirrje udhëheqësve të dy vendeve të përqafojnë “shpirtin e kompromisit dhe ripajtimit në këto bisedime, duke ditur se kanë mbështetjen e plotë të popullit amerikan”.

Përfaqësuesi i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi menjëherë ndaj deklaratës duke e akuzuar zotin Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve.

Me këtë akt, shkruan Ambasadori Grenell në një seri postimesh në Twitter, ai garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë ishin në plan të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA. Takimi u anulua pas njoftimit për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Ambasadori Grenell është shprehur se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit, ndërsa ka shprehur mbështetje për përpjekjen e evropianëve për rifillimin e bisediemeve

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi joe biden richard grenell dialogu kosove-serbi joe biden richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 20:22

KAZAKISTAN- Autoritetet në Kazakistan kanë mohuar një raport të publikuar nga zyrtarët kinezë në lidhje me një “epidemi të re,” e cila sipas kinezëve është më v...