Bota

E kërcënoi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani denoncon në Polici deputetin e LDK-së: Njeri i papërgjegjshëm, foli me gj

11 Korrik 2020, 06:03 Nga DOSJA
E kërcënoi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani denoncon

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka denoncuar në Polici deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj për debatet e djeshme në Kuvend. Lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale kryetarja e parlamentit, ku thekson se nuk do të lejojë asnjë person të papërgjegjshëm që ta pengojë në punën e saj.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruan Vjosa Osmani.

Ditën e djeshme u ndërpre seanca në Kuvendin e Kosovës, pasi deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit. Deputeti u çua nga vendi dhe i shkoi pranë Osmanit por u ndalua nga sigurimi. Në këtë moment ai kërcënoi Osmanin, ku përdori edhe një fjalor banal.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sherr ne kuvendin e kosoves vjosa osmani sherr ne kuvendin e kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 20:22

KAZAKISTAN- Autoritetet në Kazakistan kanë mohuar një raport të publikuar nga zyrtarët kinezë në lidhje me një “epidemi të re,” e cila sipas kinezëve është më v...