Aktualitet

I kërkoi 4 mijë euro një personi që mos t’i arrestonte të birin, gjykata liron nga burgu efektivin e Kavajës (EMRI)

11 Korrik 2020, 06:38 Nga DOSJA
I kërkoi 4 mijë euro një personi që mos t’i arrestonte

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest shtëpie”  për efektivin e Kavajës, Ilir Dizdari. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm.

Ilir Dizdari u arrestua në flagrancë gjatë operacionit “Golemi”, pasi po përpiqej që të përfitonte 4 mijë euro. Dizdari me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, i kërkonte një qytetari 4 mijë euro në mënyrë që të mos i prangoste djalin, i cili kishte kundërshtuar forcat e Policisë gjatë karantinës.

Sipas Policisë i riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë, ndërsa Dizdari kërkonte që të përfitonte nga shkelja e tij. Mbi të rëndoi akuza për “korrupsion pasiv”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir dizdari ilir dizdari arrestohet ilir dizdari ilir dizdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2020, 20:47

TIRANË– Piktori Gazmend Leka ka bërë një apel në lidhje me vendet se ku duhet të ishin varrosur Azem dhe Shote Galica, dy luftëtarët e lirisë. I ftua...