Aktualitet

10 Korrik 2020, 20:47 Nga DOSJA

TIRANË– Piktori Gazmend Leka ka bërë një apel në lidhje me vendet se ku duhet të ishin varrosur Azem dhe Shote Galica, dy luftëtarët e lirisë. I ftuar në studion e “Provokacija”, Leka tha se është një mëkat të lësh të ndarë një çift të tillë, si Shote dhe Azemi, pasi ata janë të shënuar në histori, njësoj si Romeo dhe Zhuljeta, apo Adami dhe Eva.

Azem Galica prehet në Kosovë, ndërsa Shote Galica në Fushë Krujë, vend që sipas piktorit Leka është një mjerim, dhe aspak një varr i denjë për gruan që u end për 12 vite maleve.

Gazmend Leka u bëri thirrje autoriteteve si shqiptare dhe atyre kosovare që dyshja të preheshin bashkë, pas kaq shumë kohësh.

Është një lutje ndaj autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë për të spostuar eshtrat e Shote Galicës që sot janë në Derven të Fushë Krujës, e për t’i çuar në Drenicë ku është edhe kompleksi funebër edhe i Azemit edhe i Shotës. Por varri i Azemit është plot me Azemin dhe ai i Shotës është bosh. Kam qenë tek varri i Shote Galicës….E gjeta në një gjendje, ka qenë e mbuluar me ferra. Po është një shoqatë me disa çuna të rinj e kanë pastruar. Një amanet kurrë nuk vihet tek varri. Ti kur thua Shota thua Azemi dhe Shota, duke si një emër dhe një mbiemër. Njëlloj sikur të kujtosh Evën, do të kujtohet Adami… Ka disa çifte, Romeo dhe Zhuljeta. Këta kanë krijuar një çift që është shumë i fortë. Ky çift tani është i ndarë. Kanë ndenjur 12 vite maleve. Kjo ka bërë 40 beteja, ai mund të ketë bërë 60. Këta janë heronj të mëdhenj,”– tha Leka ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet azem galica gazmend leka shote galica azem galica gazmend leka shote galica

Sondazh

Poll