Aktualitet

Garda Civile në Spanjë shkatërron grupin me 22 anëtarë. Mes të arrestuarve dhe disa shqiptarë, sekuestrohet 150 mijë €

10 Korrik 2020, 20:04 Nga DOSJA
Garda Civile në Spanjë shkatërron grupin me 22 anëtarë.

TIRANË- Policia e Spanjës ka shkatërruar sot një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogës, e që drejtohej nga shqiptarët. Sipas mediave vendase grupi trafikonte drogë e pastronte para, por sot është shkatërruar nga Garda Civile në Valencia.

Operacioni i koduar “Iliroco-Vallajuana”, ka çuar në pranga 22 pjestarët e grupit, që ishim me kombësi të ndryshme si shqiptare, rumune dhe spanjolle.

Gjatë operacionit janë zbuluar rreth 2, 600 bimë narkotike të llojit marjuanë dhe kanë sekuestruar 150 mijë Euro dhe sende me vlerë deri në mbi 30 mijë Euro.

Në operacion u përfshi edhe DEA amerikane si dhe Drejtoria Qendrore e Antidrogës së Italisë, pasi disa prej të arrestuarve kishin jetuar dhe jashtë Spanjës. Si rezultat i hetimeve, u zbulua se grupi kriminal kishte një organizim të përkyer dhe hierarkik, ku anëtarët kishin misione të qarta. Deri tani Policia spanjolle nuk ka treguar ende emrat e të arrestuarve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet garda civile iliroco-vallajuana shkaterrohet banda shqiptare ne spanje garda civile iliroco-vallajuana shkaterrohet banda shqiptare ne spanje

Sondazh

Poll