Zgjedhjet në UT, Gjykata Administrative nuk merr vendim: Shprehim në 18 shtator (Votimet bëhen në 30 korrik)
TIRANË- Gjykata e Administrative e Tiranës ka vendosur sot që të mos marrë ansjë vendim për çështjen e zgjedhjeve në Universitete. Sot është zhvilluar seanca dhe gjyqtari ka vendosur që të mos marrë vendim për kërkesën e bërë nga studentët pak javë më parë.
Ka qenë Qëndresa Qytetare që ka bërë publik vendimin e Gjykatës Administrative dhe shkruan se gjyqtarja e kishte axhendën e zënë dhe në gusht merrte pushimet, dhe ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet më 18 Shtator, edhe pse zgjedhjet do zhvillohen ne 30 korrik. Më tej ne reagim shtohet se me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, studentët mbeten të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje në UT.
REAGIMI I PLOTË
GJYKATA ADMINISTRATIVE TIRANË VENDOSI “TË MOS VENDOSË PËR ZGJEDHJET E 30 KORRIKUT NË UT”. Rreth dy muaj, pasi studentët depozituan padinë kundër zgjedhjeve të paligjshme në Universitetin e Tiranës—në shkelje të afateve ligjore të parashikuara nga neni 202 i Kodit të Procedurës Civile dhe neni 28 i ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”—Gjykata Administrative Tiranë vendosi të mos marrë vendim mbi kërkesën e studentëve për pezullimin e procesit zgjedhor në UT deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata për (pa)ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Jo vetëm kaq, por për shkak se gjyqtarja e kishte axhendën e zënë dhe në gusht merrte pushimet, vendosi që seanca e ardhshme të zhvillohej më 18 Shtator, pavarësisht se e informuam se zgjedhjet zhvilloheshin më 30 Korrik.
Megjithëse, vendimi për të mos vendosur mbi kërkesën për pezullim është një rast i padëgjuar më parë në historinë e jurisprudencës shqiptare, studentët, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, mbetën të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës që kanë filluar për të zhvilluar zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT. Prandaj, jo vetëm do ta vazhdojnë procesin gjyqësor dhe do t’i shkojnë deri në fund, por duke filluar nga java tjetër do të depozitojnë një kërkesë të re për pezullimin e zgjedhjeve në UT. Nëse edhe për këtë kërkesë, gjykata do të vendosë të mos vendosë, atëherë ne do t’i drejtohemi shkallëve më të larta të gjyqësorit për vendimmarrje, por edhe organeve kompetente për të marrë masa ndaj gjyqtares që prodhon vendime absurde dhe të paligjshme.
Betejën ndaj frikës, presioneve apo ndërhyrjeve të paligjshme, studentët e kanë fituar në Dhjetor 2018, dhe askush nuk mund t’i ndalë më për të drejtat e tyre. Aq më pak një sistem gjyqësor, apo një rreth i mbyllur drejtuesish të universiteteve, që po perëndon cdo ditë. Beteja për garantimin e standardeve, rritjen e përfaqësimit dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë vazhdon! #QëndresaQytetare #BetejaVazhdon ?
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rakacolli: S’dihet ç’na sjell vjeshta, rritjen e të infektuarve e prisnim por jo në këtë mënyrë! Zyrat shtetërore ja
TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se Komiteti Teknik e dinte që shifrat e të infektuarve në Shqipëri do të rriteshin, por n...
Garda Civile në Spanjë shkatërron grupin me 22 anëtarë. Mes të arrestuarve dhe disa shqiptarë, sekuestrohet 150 mijë €
TIRANË- Policia e Spanjës ka shkatërruar sot një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogës, e që drejtohej nga shqiptarët. Sipas mediave vendase grupi...
Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, njëri niset me urgjencë drejt Infektivit
ELBASAN– Dy persona të tjerë janë konfirmuar me Covid-19 mbrëmjen e sotme. Rastet e reja rezulton të jenë banues në qytetin e Elbasanit. Konkretisht, ata ...
Silva Bino: Të mbyllim sërish fundjavat që të ulet numri i të infektuarve, ta bëjmë këtë sakrificë
TIRANË– Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, ...
Mbyllet sërish transporti urban, nga e hëna asnjë autobus në lëvizje, shoqata: Miliona lekë humbje
TIRANË– Shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij.Dosja.al mëson se nga e hëna, asnjë a...
Konfirmohet rast i ri në Memaliaj, 57-vjeçari u infektuar nga djali që erdhi nga Italia
TEPELENË- Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar sot në Memaliaj. Dosja.al mëson se i infektuar është një 57-vjeçar, i cili i është nënshtruar s...
Camaj i rekrutuar nga UDB? Albanologu Demiraj i përgjigjet Tares: Ka bërë interpretime mbi dokumente, të shohim ç’do të
TIRANË- Botimi 37-faqësh i studiuesit Auron Tare, “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, i servirur fillimisht në trajtën e studimit (ndonëse au...
Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 24-vjeçarin (DETAJE)
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prrenjas. Sipas informacioneve mësohet se një 24-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident. Burime...
Korrupsioni në gjyqësor, vetingu shkarkoi më shumë burra se gra. Historia e gjyqtares që iku me lot në sy deri tek stacion
TIRANË- Në qershor 2019, një gjyqtare Apeli e dëgjoi mes lotëve vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë. Lotët vazhduan t...