Art&Argëtim

Shenja dhe deklarata të çuditshme, Kanye West fut në merak familjarët, vuan nga bipolariteti

10 Korrik 2020, 18:38 Nga DOSJA
Shenja dhe deklarata të çuditshme, Kanye West fut në merak

SHBA– Reperi Kanye West, ka shfaqur probleme bipolariteti së fundmi. Burime pranë reperit tregoj ëpër TMZ, se këto probleme mund të kenë ndikuar te fjalimet e fundit që Kanye ka bërë.

Sipas të njëjtave burime, West zakonisht vuan nga këto lloj çrregullimesh një herë në vit, dhe se në këtë periudhë po përballet me to. Familjarët e tij janë të shqetësuar për gjendjen që po kalon, por ata mendojnë se ai do ta kalojë këtë shumë shpejt. 

Ndërsa në një intervistë të dhënë në vitin 2018 për TMZ, Kanye West pranoi se nuk merr mjekime për sëmundjen e tij sepse ato ndrydhinin kreativitetin e tij. 

Ndër të tjera, në këtë intervistë vihej re se shfaq disa simptoma të sëmundjes së tij teksa deklaron se disa herë ndihet Zot dhe herë të tjera i pafuqishëm.

“Aljeni Kanye është sërisht në vendin e tij dhe se është më i fuqishëm se kurrë.  Unë në këtë kohë jam vetja ime, mund të vesh çfarë të dua, mund të ha çfarë të dua sepse në këtë botë jam zoti. Në një jetë tjetër unë mund të jem mekanizëm lëvizës. Kjo është energjia që dua të vendos në album,”– thishte ai në atë kohë. 

Kanye West, ka deklaruar së fundmi në rrjetin social Tëitter se do të kandidojë në zgjedhjet e nëntorit për President të SHBA-ve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kanye west

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Korrik 2020, 17:19

SHENJAT: Si të dallosh një sekt apo kult?

Nga David HosaflookFlitet shumë për sektet dhe kultet në Shqipëri. KLAN-i raportoi se ka 605 këtu! Nuk ka mundësi, gazetari duhet të ketë ngatërruar regjistrimi...