Art&Argëtim

Hajde shkojmë në Gjirokastër! Blendi Fevziu, Majlinda Bregu, Nevina Shtylla e shumë të tjerë, pas izolimit, VIP-at shqipta

10 Korrik 2020, 20:03 Nga DOSJA
Hajde shkojmë në Gjirokastër! Blendi Fevziu, Majlinda Bregu,

GJIROKASTER– Pas koronavirusit të gjithë po udhëtojnë brenda për brenda Shqipërisë pasi mundësia për të lëvizur jashtë shtetit për momentin është e pamundur.

Përveç jugut dhe plazheve të ndryshme në vend, njerëzit po eksplorojnë dhe qytetet muze apo dhe ato që i kujtojnë kohët e vjetra.

Një ndër to është qyteti i bukur i Gjirokastrës i cili po vizitohet dhe nga personazhet e njohur në vend.

Që nga Blendi Fevziu, Majlinda Bregu, Nevina Shtylla, Vera Grabocka, Landi Hyso e shumë VIP-a të tjerë kanë zgjedhur Gjirokastrën si atraksionin turistik të preferuar këte periudhe.

I gjithë qyteti është një labirint surprizash dhe falë vlerave unike arkitektonike, ajo është përfshirë nga UNESCO në listën e vendeve të trashëgimisë botërore. Pazari është një nga vendet që vizitohet më së shumti nga njerëzit, dhe është kthyer në një nga vendet që duhet vizituar të paktën një herë.

E gjithë kureshtja vjen dhe nga fotot e bukura që VIP-at shkrepin në Gjirokastër, gjë që shton kureshtjen e njerëzve për ta vizituar atë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz foto gjirokaster vipa foto gjirokaster vipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Korrik 2020, 17:19

SHENJAT: Si të dallosh një sekt apo kult?

Nga David HosaflookFlitet shumë për sektet dhe kultet në Shqipëri. KLAN-i raportoi se ka 605 këtu! Nuk ka mundësi, gazetari duhet të ketë ngatërruar regjistrimi...