Aktualitet

Tre raste me COVID-19 në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Epidemiologu: I janë nënshtruar testimit 9 punonjës të tjerë, p

10 Korrik 2020, 12:20 Nga DOSJA
Tre raste me COVID-19 në Bashkinë e Malësisë së Madhe,

MALËSI E MADHE -Malësia e Madhe e cila ishte e paprekur deri më tani nga COVID-19, është dorëzuar. Na Bashkinë e Malësisë së Madhe, u regjistruan 3 raste, duke detyruar mbylljen e këtij institucioni deri ditën e hënë.

Epidemiologu i Malësisë së Madhe, Riza Curraj, bëri me dije se testimit i janë nënshtruar edhe 9 punonjës të tjerë të bashkisë. Më tej ai i bëri thirrje komunitetit, që të zbatojë këshillat dhe të tregojnë kujdes.

“Malësia e Madhe ishte i vetmi rreth i paprekur nga Covid-19.  Ditët e fundit edhe këtu kemi një përkeqësim të situatës. Ka shtim të rasteve pozitive. Që nga fillimi i pandemisë kemi bërë 73 testime dhe nga këto 14 kanë rezultuar pozitive. Doja ti bëjë thirrje komunitetit të zbatojnë këshillat, duke filluar që nga higjiena personale, përdorimi i dorezave dhe maskave. Me daljen e tre rasteve pozitive ne kemi kryer edhe 9 testime të tjera dje. Po presim përgjigjen e rezultateve. Ne do të vazhdojmë edhe më tej gjurmimin e rasteve dhe të kontakteve qoftë në bashki qoftë në pjes ëtë tjera të komunitetit”, u shpreh ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne malesi te madhe covid-19 ne shqiperi covid-19 ne malesi te madhe covid-19 ne shqiperi

Sondazh

Poll