Aktualitet

Derbi Tirana-Partizani/ Policia: Ndeshja do të zhvillohet pa tifozeri për shkak të COVID-19

10 Korrik 2020, 11:49 Nga DOSJA
Derbi Tirana-Partizani/ Policia: Ndeshja do të zhvillohet pa tifozeri

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se në ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet pa tifoz. Ky vendim është marrë për shkak të COVID-19. Policia njofton se janë marrë sërë masash, si edhe është vendosur një perimetër rreth stadiumit, ku nuk do të lejohet asnjë tifoz.

Njoftimi i Policisë:

  Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja Tirana – Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Së fundmi kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 edhe 3 lojtarë të skuadrës së Partizant. Mësohet se tre të infektuarit janë Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote. Ata janë asimptomatik dhe janë izoluar në banesat e tyre. Ndërkohë në total ka shkuar në 5 numri i të prekurve në këtë klub. Dje u konfirmuan me virus edhe  Deian Boldor dhe Besnik Ferati

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet derbi tirana-partizani derbi tirana-partizani

Sondazh

Poll