Sport

U shtuan rastet me koronavirus te Partizani, Olsi Rama u testua për Covid-19, dalin përgjigjet për vëllain e kryeministrit

10 Korrik 2020, 07:58 Nga DOSJA
U shtuan rastet me koronavirus te Partizani, Olsi Rama u testua për

TIRANË-Ka shkuar në pesë numri i lojtarëve të infektuar me “COVID-19” te Partizani para derbit të kryeqytetit. Deian Boldor dhe Besnik Ferati ishin të parët që dolën të prekur me Koronavirus dhe më pas e gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve. Zbulimi i tre rasteve të fundit, Çinari, Kote dhe Mala, pas përgjigjeve të marra në mesnatën e djeshme e ka rritur jashtë mase frikën, por edhe tensionin në kampin e kuq mes personave që ka kryer testin është edhe vëllai i kryeminsitrit Edi Rama, Olsi Rama, testi i të cilit sipas vetë klubit të Partizanit ka dalë negativ.

Olsi Rama është drejtues te skuadra e partizanit, tashmë prej disa kohësh, por duket se nuk ka pasur kontakte të afërta me futbollistët të cilët kanë rezultuar pozitiv. Kështu, shkon në 5 numri i futbollistëve të infektuar në radhët e të kuqve para derbit dhe tashmë ka dyshime reale që ndeshja me Tiranën të zhvillohet sipas planit të parashikuar, edhe pse protokolli parashikon që skuadrat të vazhdojnë të luajnë pavarësisht numrit të futbollistëve të infektuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll