Politike

Memorial te Liqeni për Holokaustin, Rama: Njollë në ndërgjegjen e Hollywoodit që s’bëri film për shpëtimin e hebrenjve

9 Korrik 2020, 07:39 Nga DOSJA
Memorial te Liqeni për Holokaustin, Rama: Njollë në

TIRANË– Sot në parkun e liqenit Artificial në Tiranë është përuruar memoriali i Holokasutit, në nder të viktimave hebre që u vranë në kampet naziste. Të pranishëm në ceremoni kanë qënë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler. Gjithashtu nuk kanë munguar as përfaqësues të besimeve fetare në vend.

Duke nisur që nga kryebashkiaku Veliaj deri tek kryeministrit Edi Rama, të gjithë ata që mbajtën një fjalë në ceremoni, vlerësuan rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shumë prej tyre u strehuan në Shqipëri për t’i shpëtuar terrorit gjerman. 

Ambasadorët Kim dhe Gal Gendler, janë shprehur se bota duhet ta dijë edhe këtë anë të Shqipërisë për të njohur edhe vlerat e vendit. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka dhënë me shembuj disa nga rastet kur hebrenjtë janë shpëtuar në vend. Në fund, kreu i qeverisë i ka lëshuar një kritikë edhe “Hollywood”, që sipas tij nuk i ka dedikuar asnjë film rolit të Shqipërisë. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama perurimi i monumentit per holokaustrin yuri kim edi rama perurimi i monumentit per holokaustrin yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2020, 20:08

TIRANË– Studiuesi dhe politikani, Neritan Ceka ka deklaruar se Lulzim Basha është njeriu i duhur për Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Aktualitet”, Ceka th...