Politike

Opozita bojkoton sërish Kuvendin: Test që s’votojmë “Zgjedhoren”, propozimi i Ballës ‘nxjerr’ 2 të pabindur mes t

9 Korrik 2020, 07:08 Nga DOSJA
Opozita bojkoton sërish Kuvendin: Test që s’votojmë

TIRANË– Sërish përplasje në Kuvend! Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me një interpelancë mes ministres Besa Shahini dhe deputetit të opozitës së re, Artur Roshi, i cili hoqi “kostumin” e deputetit për t’u shndërruar në një kritik arti. 

Në fjalën e tij, Roshi ka pretenduar se cilësia e teksteve shkollorë lënë për të dëshiruar, duke i kërkuar llogari ministres edhe për punësimin e mësuesëve në shkolla. 

Në fund, ai ka kërkuar edhe rivlerësimin e shkrimtarëve që zënë hapësira në tekstet shkollore, duke u shprehur se të gjithë filmat e para viteve ’90. Pas debatit mes Shahinit dhe Roshit, në foltore u ngjit avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe kreu i AKEP, Tomi Frashëri, të cilët kanë bërë me dije raportin e veprimtarisë vjetore të institucionit që ajo drejton për vitin 2019. Pas Frashërit ka folur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Balluku tha se ky projekt është prestigjioz dhe se janë ekspertët ata që kanë marrë vendimin që rruga të ndërtohet me PPP dhe me pagesë. Ajo zbuloi se ekspertët e qeverisë janë Hill International, Dellotite”, të financuar nga Bashkimi Evropian, dhe që prej 3 vitesh ndihmojnë qeverinë shqiptare përmes konsultimit. Ajo akuzoi opozitën PD dhe LSI se “të dyja bashkë kanë patur për 12 vite sektorin e Transporteve dhe kanë dështuar”. Balluku shuajti kuriozitetin për të dhënat e tenderit të rrugës që tha se tanimë “janë publike”, dhe se “kam qenë unë vetë që iu ndalova vartësve publikimin e detajeve”. 

Në fund, pak para votimit të projektligjeve të përcaktuara në rendin e ditës, opozita e re u largua nga Kuvendi pas propozimit të bërë nga deputeti Myslim Murrizi, i cili tha se bojkotoi është një provë, që opozita është e bashkuar dhe nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat. Të vetmit që qëndruan në sallë prej opozitës ishin dy deputetët Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 9 korrik 2020 kuvendi i shqiperise seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2020, 20:08

TIRANË– Studiuesi dhe politikani, Neritan Ceka ka deklaruar se Lulzim Basha është njeriu i duhur për Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Aktualitet”, Ceka th...