Aktualitet

ZBARDHET DOSJA/ Vodhën antiket nga parku i Apolonisë…për t’ja shitur një greku. Burg për 3 të arrestuarit (DETAJE)

8 Korrik 2020, 12:06 Nga DOSJA
ZBARDHET DOSJA/ Vodhën antiket nga parku i Apolonisë…për

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre të arrestuarit, të cilët akuzohen për trafikim të veprave të artit. Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Alban Vrapin, Roland Zaimaj dhe Altin Veizaj.

Ata akuzohen se kanë vjedhur nga parku i Apolonisë në Fier dy objekte me vlerë, të cilat kanë tentuar që t’ja shesin një shtetasi grek. Ai ka ardhur në Shqipëri për të blerë antiket. Nga verifikimi i bërë nga ana e specialistëve të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore ka rezultuar se objektet e sekuestruara i përkasin periudhës së antikitetit dhe janë një amforë dhe një pjesë sarkofagu.

Në dosje shkruhet se në deklarimin e tij, Roland Zaimaj ka sqaruar se kishte rreth tre vjet që njihej me Altin Veizajn dhe si shkak kishte qenë pasioni i përbashkët për objektet e lashtësisë. Përpara rreth një jave një djalë nga Durrësi ishte interesuar për blerjen e disa objekteve që do t’i shiteshin një shtetasi grek.

Sipas dëshmive të “protagonistëve”, ata kanë mundësuar takimin dhe në tryezën e organizuar kanë biseduar për shirtjen e objekteve, ndërsa shtetasi grek ka shkuar në makinën e Altinit dhe i ka parë objektet me vlerë.

Më pas janë kthyer dhe janë ulur sërish në tavolinë. Roland Zaimaj u shpreh se ai vetë nuk dispononte sende antike dhe ishte hera e parë që ndërmjetësonte në një veprim të tillë. Sendet antike i përkisnin Altinit dhe qëllimi im ishte ta ndihmoja.

Mësohet se dy amforat e vjedhura do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila. Megjithatë ende vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, në të cilën dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e shtetit vjedhja e veprave te artit durres policia e shtetit vjedhja e veprave te artit

Sondazh

Poll