Aktualitet

Punonin pa kasë fiskale dhe pa fatura tatimore, bllokohet një subjekt në Berat, gjobiten 6 të tjera

8 Korrik 2020, 12:27 Nga DOSJA
Punonin pa kasë fiskale dhe pa fatura tatimore, bllokohet një subjekt

BERAT- IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë gjobitur dhe proceduar dy biznese, të cilat ushtronin aktitet të jashtëligjshëm në Malin e Tomorrit. Policia bën me dije se është bllokuar një subjekt, pasi punonte pa kasë fiskale dhe është proceduar personi me iniciale A.B.

Ndërkohë, një tjetër subjekt është gjobitur me 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave tatimore. Po kështu policia ka vendosur 5 masa administrative për 5 subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative qëkryenin aktivtetin në këtë mal.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit. Procedohen penalisht dhe administrativisht 2 subjekte.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me IKMT-në, Drejtorinë e Koordinimit dhe Verifikimit në Terren dhe Hetimin Tatimor, vijojnë punën për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit dhe në aksin rrugor Berat–Skrapar.

Si rezultat i bashkëpunimit mes këtyre strukturave u mor masë administrative “Bllokim aktiviteti” ndaj një subjekti, nga Drejtoria e Koordinimit dhe Verifikimit në Terren, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A. B, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu, ndaj një subjekti tjetër u mor masë administrative 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave tatimore. Nga Sektori i Policisë Rrugore u vendosën 5 masa administrative për në OASH, për 5 subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative, pasi kishin depozituar mbetjet nga aktiviteti i tyre në pjesë të rrugës, duke u kthyer në rrezik për ngjarje rrugore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomrrit mali i tomrrit

Sondazh

Poll