Aktualitet

Sherr me grushta drejtorit të bankës, arrestohet 52- vjeçari nga Berati. Policia jep detajet

8 Korrik 2020, 12:40 Nga DOSJA
Sherr me grushta drejtorit të bankës, arrestohet 52- vjeçari

BERAT– Një 52-vjeçar me iniciale T.K. është arrestuar nga policia e Beratit pasi ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Në njoftimin zyrtar të  Policisë, debati mes tyre ka nisur në ambientet e bankës, ku edhe më pas ka ndodhur përplasja fizike mes tyre. Nuk dihet se cili ka qënë shkaktari i sherrit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditi drejtorin e një banke në ambientet e punës, arrestohet 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 52 vjeç, pasi, pas një debati me drejtorin e një banke të nivelit të dytë, në ambientet e punës, e ka goditur atë me grushte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat policia e beratit berat policia e beratit

Sondazh

Poll